E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri viziton në spitalin Ushtarak të plagosurin në uzinën e prodhimit të çelikut, në Elbasan

Kryeministri Berisha vizitoi sot të plagosurin rëndë në shpërthimin e ndodhur mbrëmë, teksa punonte në uzinën metalurgjike të prodhimit të çelikut, në Elbasan, Veli Jahja i cili është duke u trajtuar në  repartin e  djegieve  në spitalin e Ushtarak, Tiranë.

Kryeministri u interesua për gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe për trajtimin dhe mjekimin që ai po merrte pranë këtij spitali.

Kryeministri u takua me ekipin mjeksor që po tregon një kujdes të vazhdueshëm për mjekimin intensiv të të plagosurit dhe u kërkoi atyre që pesoneli i spitalit ushtarak të bënte përpjekjet maksimale të mundshme për jetën e tij.

Gjithashtu, Kryeministri u takua edhe me familjarë të të plagosurit dhe i siguroi ata se ekipi mjekësor i spitalit do të bëjë ç’të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e të dëmtuarit rëndë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›