E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje dëbore në shumë zona të vendit, policia në gatishmëri

Forcat e policisë rrugore do të ushtrojnë kontrolle për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së tyre me pajisjet dimërore, me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve. “Drejtoria e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e tjerë për përmbushjen e detyrave, si dhe për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë porositur që të tregojnë kujdes dhe të këshillojnë drejtuesit e mjeteve, sidomos ata të shërbimit publik, për respektimin e  normave të shpejtësisë të përcaktuara në sinjalistikën rrugore”, thuhet në reagim.

 Kjo polici, këshillon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë normat e shpejtësisë, të mos përdorin pije, të përdorin rripin e sigurimin, shmangien e parakalimeve, të mos përdorin drita vepruese si dhe në zonat ku ka borë dhe akull të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore.
 
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
 
- Në Kukës: aksi rrugor Topojan–Shishtavec është i pa kalueshëm dhe po punohet për pastrimin e këtij aksi. Ndërkohë akset rrugore Topojan–Kukës, Ujmisht–Lusen–Bushtricë-Kala Dodës në drejtim të Peshkopisë, si dhe aksi  Shëmri–Qafë Shllak janë të kalueshme me zinxhirë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe për pasojë në disa segmente rrugore ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

 - Në Dibër: akset rrugore Peshkopi-Sllovë– Kala e Dodës në drejtim të Kukësit dhe Reç– Zall Dardhë–Arras–Muhurr–Peshkopi janë të kalueshme me zinxhirë me vështirësi pasi ka dhe shtresa akulli. Ndërkohë akset Bulqizë–Shupenz–Ostren, Steblevë–Librazhd  dhe Krastë–Bulqizë janë të kalueshme me zinxhirë. Është i pakalueshëm aksi Arras – Lurë dhe vazhdon puna për pastrimin e këtij aksi. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në rrethin e Malësisë së Madhe, ka dëborë në zonat e thella. Në aksin Koplik–Razëm, Bogë–Theth, Selcë–Vermosh, në të cilat paraqiten vështirësi për shkak të dëborës, lëvizet  me zinxhirë dhe po punohet për pastrimin e tyre. 

 - Në rrethin e Pukës: akset Fushë Arrës–Qafë Mali- Qafë Shllak dhe Qafë Mali–Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Po ashtu Aksi Fushë Arrës–Iballë është i kalueshëm me zinxhirë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

 - Në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, aksi rrugor është i kalueshëm me zinxhirë.
 
-Në Elbasan: aksi Librazhd – Bulqizë momentalisht është i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi, pasi ka shtresa akulli. Po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore  lëvizja është normale.
 -Në Korçë, momentalisht ka filluar të bjerë dëborë, por të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç segmentit rrugor Korçë–Qafa e Qarrit, e cila kalohet me zinxhirë. Po ashtu me zinxhirë kalohet dhe në akset Korçë-Boboshticë–Dardhë dhe Korçë–Voskopojë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. 

-Në Berat: momentalisht  ka filluar të bjerë dëborë, nuk ka probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore në rast përkeqësimi të situatës.

 -Në Gjirokastër: momentalisht  ka filluar të bjerë dëborë. Momentalisht nuk paraqiten probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore në rast përkeqësimi të situatës.

 -Në Vlorë, momentalisht  ka filluar të bjerë dëborë në segmentin rrugor Vlorë – Llogora ku lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë, kjo pasi dhe gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe si rezultat i temperaturave të ulëta ka ngrica. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme. /Start/

                                                                                             2012-02-01 17:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›