Miratohet drafti i Strategjise Kombetare te Barazize Gjinore

Miratohet në parim drafti për Strategjinë Kombëtare të Barazizë Gjinore, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, për vitin 2011- deri në 2015. Ndryshimet në këtë draft të ri kanë të bëjnë më forcimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, të cilat sigurojnë barazinë gjinore. Por dhe balancimi gjinor në vendimarrje, i cili sipas zëvëndësministres së Punës, Filloreta Kodra pritet të realizohet duke fuqizuar gjëndjen ekonomike të grave.
Një tjetër pritshmëri e kësaj strategjie 4- vjeçare ka të bëjë dhe me mbeshtetjen e grave biznesmene dhe ato të dhunuara duke u punuar për tu forcuar pozitat e tyre. Në këtë mbledhje të pestë të Këshillit të Barazisë gjinore, jo vetëm u prezantua dhe miratua draft strategjia, por dhe zëvendës ministrja e Brendshmë, Iva Zaimi prezantoi të dhënat e fundit mbi rastet e denoncimit të dhunës në familje. E ne këta 5 muaj kanë denoncuar 650 gra, shifër kjo 25% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.