Propozimi antiduhan Gjobat te vilen nga ata qe i vene
Një prej faktorëve, që ligji kundër produkteve të duhanit ka dështuar pretendohet të jetë shpërndarja e madhe e kompetencave. Ndaj për këtë arsye Drejtori i ISHP-së, Enver Roshi, propozon që gjobat të hartohen dhe vilen nga i njëjti institucion. Deri tani inspektorët sanitarë hartonin gjobat, kurse policia bashkiake, duhet t’i vilte ato dhe deri tani nuk e ka kryer këtë mision, duke lënë kështu shumë gjoba të pambledhura.
“Jemi duke rimodeliuar funksionet e Inspektoriatit të Lartë Shëndetsor, i cili duhet të jetë si një trupë e vetme, me përqëndrim të të gjitha funksioneve në një trupë të vetme të inspektoriateve sanitarë. Kërkohet një koordinim më i mirë i policisë bashkiake, asaj komunale që bëjnë të mundur të eleminohet duhanpirja dhe të minimizohet në ato vende ku është e mundur”-thotë Roshi.
Në ditën kundër produkteve të duhanit Shoqata “Për një Shqipëri pa duhan” në aktivitetin e organizuar pati të ftuar dhe inspektorin sanitar të duhanit nga shteti britanik, Ian Grey, i cili sqaroi se ky ligj është i mirë, ndaj dhe vetë qytetarët duhet të kontribuojnë për respektimin e tij dhe ka propozuar që të organizohen më shumë fushata sensibilizuese. Në këtë ditë ekspertet e duhanit kanë rikujtuar se tymosja shkakton mbi 25 sëmundje dhe në botë renditen mbi 5 milion vdekje ne vit nga duhanpirja. Po nëse konsumimimi i duhanit vazhdon me këto rritme parashikohet, që vdekshmëria nga përdorimi i tij pritet të dyfishohet në vitin 2030.
Julia Bardhushi