Neser matura Tafaj Testim teper transparent
Një ditë para startimit të provimeve të maturës shtetërore, kreu i arsimit, Myqerem Tafaj ka deklaruar se procesi i testimit do të jetë transparent dhe i rregullt, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat sipas Tafaj, në bazë të rregullores të maturës për të eleminuar të gjitha kopjet gjatë testimit të të rinjve.
“Procesi do jetë plotësisht i rregullt, transparent. Unë u thashë gjimnazistëve. Procesin e kanë në dorë vetëm ata. Është dita e tyre, është festa e tyre dhe secili shkon në sallën e provimit për të treguar se çfarë ka arritur. Dëshiroj t’u uroj maturantëve suksese dhe të kemi besim se kemi një brez të shkëlqyer”- tha Tafaj.
Këto deklarata ministri Tafaj i bëri gjatë një prezantimi të projektit të shtrirjes së gjuhës italiane në shkollat e mesme. Në bazë të një marrëveshje, maturantët shqiptarë që kanë ndjekur këtë gjuhë dhe dëshirojnë të studiojnë në universitetet italiane, favorizohen, duke mos u testuar për provimin e gjuhës.
“Seksionet bilinguale në gjuhën italiane do u japin mundësi të rinjve tanë që të përfundojnë maturën në një standart krejtësisht të krahasueshëm me atë të shkollës italiane, çka do të thotë se do të pranohen në universitetet italiane pa asnjë provim plotësues”-u shpreh ministri.
Në këtë prezantim ka qënë i pranishëm dhe ambasadori italian, Saba D’Elia i cili tha se mësimi i gjuhës italiane në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është mjaft i rëndësishëm për të afruar dy popujt. Ai u shpreh se aktualisht në universitetet italiane studiojnë rreth 20 mijë të rinj shqiptarë.
Edlira Sulejmani