E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet fondi i shpronësimit për pronat, ku do ndërtohet nënstacioni elektrik në Bajram-Curri



Miratohet nga qeveria fondi i shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110/10 kv, në qytetin e Bajram-Currit. Qeveria vendosi dje shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110/10 KV, në qytetin e Bajram-Currit, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Shpronësimi të bëhet në favor të OSSH-së. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2 952 (dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy) m2, tokë/truall, vlerësuar në shumën e përgjithshme 13.360.752 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë. Fondi prej 13.360.752 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekësh të përballohet nga fondet e OSSH-së. Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 233.000 (dyqind e tridhjetë e tre mijë) lekë, të përballohet po nga OSSH-ja, si subjekt përfitues. Shpronësimi të fillojë brenda muajit shkurt 2009 dhe të përfundojë brenda muajit prill 2009. Pagesat të bëhen pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, në përputhje me ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999. Punimet për ndërtimin e nënstacionit 110/10 KV të përfundojnë brenda muajit dhjetor 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›