Miratohet kerkesa per referendum per tre ligjet e integrimit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e mazhorancës kërkesën për referendum popullor për 3 ligjet e kërkuara për statusin e vendit kandidat. Opozita ka bojkotuar mbledhjen. Në kërkesën për referendum, nismëtarët, ku i pari ka qenë kryeministri Sali Berisha, thonë se miratimi i 3 ligjeve me referendum popullor do të mundësojë kapërcimin e ngërçit në integrimin europian, si dhe do të japë leksionin më të mirë për çfarëdo sjelljeje politike në kuvend, ku ka moto “Bllokimin”.
Ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Berisha, referendumi popullor do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, janë miratuar edhe draftet ligjore për shitjen e hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz-Shkpet.