Miratohet kredia për rrugët
Miratohet kredia për ndërtimin e rrugëve dytësore në vend.
Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore ka miratuar dje një kredi prej 20 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve lokale dhe sekondare. Synimi i këtij projekti është përmirësimi i aksesit ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike, veçanërisht në zonat rurale, duke sjellë edhe përmirësimin e kushteve për menaxhimin dhe financimin e rrugëve rajonale e lokale në vend. Për më tej, projekti gjithashtu do të mbështesë përfshirjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e rrugëve në rrjetin rrugor. Përmes këtij projekti, Banka do të veprojë si katalizator në nxitjen dhe përfshirjen e financimit të donatorëve të tjerë në këtë sektor. “Sipas një studimi të kohëve të fundit, rezulton se pjesëmarrësit në studim, kryesisht nga zonat rurale, evidentuan problemin e aksesit në ulje ndaj rrugëve si problemin më të madh me të cilin ata përballen pas problemeve të punësimit dhe të të ardhurave. Mungesa e rrugëve po vështirëson aksesin e tyre ndaj tregjeve, duke ndikuar në uljen e prodhimit bujqësor dhe në frenimin e sigurimit të shërbimeve mjekësore dhe arsimore”, kjo sipas Martin Humphreys, drejtues i Projektit të Transportit. Sipas tij, ky projekt pa dyshim përbën hapin e parë të madh në heqjen e pengesave, duke ushtruar në këtë mënyrë një impakt real në cilësinë e jetës të banorëve në zonat rurale. Jo vetëm kaq, ky projekt do të vërë në rrugë të mbarë menaxhimin dhe financimin e rrjetit të rrugëve lokale dhe rajonale, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.