Pas famës femrat e “Big Brother” ndryshojnë veshjet
GOSSIP PANORAMA
Ato janë kthyer në shembullin perfekt të shumë të rinjve, kjo edhe për mënyrën sesi vishen, përveç sjelljeve dhe mënyrës sesi e konceptojnë jetën. Nëse deri dje kur ishin vetëm disa vajza të zakonshme, kujdeseshin për imazhin e tyre si gjithë moshataret e tyre, tashmë u duhet të jenë dyfish më të interesuara, për të pasur një look sa më atraktiv, jo vetëm për median që i ndjekin nga pas, por edhe për fansat e tyre, që lexojnë me imtësi çdo detaj të mënyrës sesi
sillen, vishen apo krehin flokët. Nata finale e “Big Brother” tregoi se sidomos vajzat ishin kujdesur
shumë për imazhin e tyre, por pas nuk ngelën as djemtë. “Gossip” ka mundur të zbulojmë disa nga detajet mbi mënyrën e veshjeve që preferojnë gjashtë protagoniste të “Big Brother”, por edhe sekrete të tjera mbi aksesorët dhe parfumet e tyre të preferuara
INA
Vajza e dashuruar me Polin thotë se, marka e preferuar e veshjeve është “Miss Sixty”, zakonisht preferon të jetë
sa më sportive, por edhe elegante në raste të veçanta, parfumi i zemrës të cilin po përdor aktualisht është Versace “Bright Crystal”, por aksesorët e preferuara janë orët me forma dhe ngjyra të ndryshme.
JONIDA
Është shumë e kujdesshme për imazhin e saj. Përdor parfumin “Insolence De Guerlain” dhe është shumë e fiksuar pas
aksesorëve, më së shumti pas vathëve, posedon të gjitha ngjyrat, format dhe përmasat, ndërkohë përsa i takon veshjeve
nuk është e fiksuar pas markave, mjaftohet që t’i shkojnë dhe të jenë sa më moderne.
JULINDA
Pjesën më të madhe të kohës veshjet sportive janë të parat që preferon të zgjedhë kur hap dollapin e rrobave, marka e preferuar mbetet “Beneton”, në lidhje me parfumet prej kohësh përdor “Armani”, ndërsa aksesorët nuk pëlqen që ato të jenë pjesë e lookut të saj.
NAJADA
Klasike vetëm me raste, por më së shumti sportive, një look të cilin Najada e kompleton kryesisht me markat e saj të
preferuara që janë “Adidas” dhe “Nike”, por nuk parapëlqen të përdorë shumë shpesh aksesorët, në lidhje me parfumet
ka për zemër “LaCoste”.
ROMINA
Imazhi i Rominës të jetë sa më sportive, kjo është arsyeja që ajo zgjedh kryesisht marka të tilla si “Cons” dhe “Disel”. Në lidhje me aksesorët ajo preferon më shumë medaljonet dhe vathët me forma tribale, ndër parfumet e preferuar renditet
“Jean Paul Gaultier”.
JUNA
Ajo prej kohësh ka zgjedhur të vishet për raste të veçanta nga Rezarta Skifteri, preferon të jetë sa më sportive, ndërsa
mbrëmjeve mes sportives dhe ekstravagantes. Është e çmendur pas aksesorëve sidomos kapelave, parfumi i saj i preferuar “Gucci Rush”.
Dilemat e ROVENËS në shoping
Një nga pasionet e Rovena Dilos, është të bëjë shoping, kjo është edhe arsyeja që ajo shpesh udhëton
drejt Italisë, por duket se këtë “zakon”, tani e tutje preferon ta bëjë në kryeqytet. Para pak ditësh këngëtarja është parë duke bërë shoping në një nga dyqanet në qendër të Tiranës, por duket se ajo ishte paksa e pavendosur për
blerjet që duhet të bënte. Kjo ka qenë arsyeja që kishte zgjedhur të merrte me vete edhe dy mikeshat e saj, një prej të cilave ishte kolegia e saj, Eranda Libohova. Duket se kjo e fundit e ka ndihmuar atë që të mos mendohet gjatë, por ta bindë atë që të vendosë për blerjen e radhës, sigurisht me ulje çmimesh, të cilën pronari i dyqanit e bëri me shumë dëshirë.
BIG MAMA feston fitoren e PDSH
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Big Mama, ka qenë mes mijëra simpatizantëve të Partisë Demokratike Shqiptare për të festuar atë që është quajtur fitore e PDSH-së. Big Mama është parë të dielën në rrugët e qytetit të Tetovës për të festuar suksesin e partisë së zemrës, duke deklaruar se kjo është një nga ditët më të lumtura. Edhe pse Big-i bashkë me shumë simpatizantë të tjerë kanë festuar me entuziazëm për orë të tëra në rrugët e Tetovës, rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se PDSH-ja nuk ka fituar zyrtarisht zgjedhjet. Këngëtarja drejton në “Alsat” emisionin “Mama’s Big Show”, ekran ky i njohur si kundërshtar i PDSH-së.
BOJKENI,nuk është djalë mamaje
Nëse shumicën e rasteve këngëtarin dhe regjisorin e njohur Bojken Lako e keni parë vetëm në krah të së dashurës
së tij, së fundmi paparaci ynë e ka kapur duke shoqëruar të ëmën, teksa ishin duke dalë nga një prej lokaleve
të natës së kryeqytetit. A nuk është Bojkeni djali që do të kishte ëndërruar çdo nënë? Nuk është aspak e lehtë që të
rinjtë e sotëm të shfaqen me prindërit e tyre, për më tepër në lokalet e zhurmshme. Por duket se Bojkeni e bën këtë gjë me shumë dëshirë, madje ndihet shumë krenar dhe preferon që të luajë rolin e një xhentëlmeni, duke e shoqëruar të ëmën përkrahu, pas përfundimit të argëtimi
Një zile me fishkëllimin e BERTIT
Zakonisht prezantuesit e emisioneve janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kjo është edhe arsyeja që ata shfaqen
kaq shumë së bashku, edhe përtej ekranit. Por duket se Albert Dumani, prezantuesi i njohur i televizionit “Klan”,
përveçse një mik mjaft i mirë për kolegen e tij me të cilën prezanton spektaklin “Bingo Show”, preferon që edhe t’i
bëjë asaj “serenatë” me fishkëllimën e tij. Ndoshta muzika që ai po nxjerr nga buzët e tij, mund të jetë një zile celulari
për mikeshën e ngushtë, këtë gjë duhet ta verifikojmë kur të jemi afër dy prezantuesve të njohur të “Klan”.
ORINDA HUTA, gati videoklipi i ri
Këngëtarja Orinda Huta, pritet të debutojë gjatë verës me një album dhe videoklip të ri. Ajo është në përgatitje intensive për të punuar një videoklip shumë interesant, sekretet e të cilit nuk ka dashur t’i rrëfejë, por pritet që muzika të jetë shumë energjike, ndërkohë porsa i takon imazhit, do të vijë me një look tejet seksi. Këngëtarja ka shprehur interesimin që pas kësaj të hedhë në treg albumin e saj të ri, i cili synon dukshëm edhe tregun në Kosovë, kjo pas suksesit që pati së fundmi gjatë një bashkëpunimi me grupin e njohur “NRG Band”. Përsa i takon jetës private, edhe pse është shprehur e rezervuar, Orinda ka pohuar se ndihet e dashuruar më shumë se kurrë,pa dhënë detaje të tjera.