E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji i transportit ne Greqi

Parlamenti grek ka miratuar ligjin për ristrukturimin e transportit qytetas ne Athine, i cili është kundërshtuar ashpër nga grupet e interesit. Ligji u miratua me votat e deputetëve të partisë në pushtet PASOK dhe ligjvënëses se pavarur, Dora Bakojani. Ligji parashikon transport publik falas për invalidët, si edhe rritje te çmimit te biletave. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan të përjashtohet ndryshimi me të cilin parashikohen deri ne tre muaj burg për udhëtarët të cilët nuk pranojnë te paguajnë bilete, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca me argumentin se numri i personave qe udhëtojë pa bilete është i madh, ne masën 40 për qind. Si reagim për miratimin e ligjit, sindikatat e transportit publik ka vendosur te mbaje një greve 5-oreshe, duke ndërprerë punën nga ora 11:00 deri ne 16:00 te ditës se sotme. Kjo greve ka shkaktuar probleme ne transportin qytetas te kryeqytetit grek. Sindikatat kane paralajmëruar madje përshkallëzim te veprimeve te tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›