E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojnë protestat ne Iran

Protesta te reja janë regjistruar ne Iran, edhe gjate funeralit te një studenti te vrare gjate manifestimit antiqeveritar te se hënës. Grupet rivale pro dhe kundër qeverise janë përplasur duke fajësuar njeri-tjetrin për vrasjen e te riut. 26-vjeçari ishte njeri nga dy viktimat e protestave te se hënës nga mbështetësit e dy liderëve te opozitës, Musavi dhe Karrubi. Ndërkohë, disa deputete iraniane kane bere thirrje ne parlament për gjykimin dhe ekzekutimin e udhëheqësve te opozitës. Vete presidenti Ahmadinexhad ka sulmuar ashpër opozitën. ?Sigurisht qe opozita nuk po arrin asgjë. Ata duan t?i heqin shkëlqimin kombit iranian, duke u përpjekur qe ti hedhin pluhur diellit. Po i drejtohem organizatoreve dhe komplotistëve. Ata duhet ta kenë te qarte se pluhuri qe po përpiqen te hedhin ndaj qeverise, do tu bjere ne sy.? Situata ne Iran mbetet e tensionuar, ndërsa dy udhëheqësit e opozitës qëndrojnë ne arrest shtëpie.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›