Serbët e veriut largojnë barrikadat në Zvecan dhe Zubin Patok
ZVECAN- Ka rinisur qarkullimi i automjeteve në rrugën mes Zvecanit dhe Zubin Potokut, pas largimit të barrikadës nga serbët. Sic raporton gazeta serbe Blic, serbët janë bindur të largohen pas bisedimeve me përfaqësuesin e kontigjentit amerikan Xhozef Linç.
Tre automjete të EULEX-it, u ndaluan dje nga serbët lokalë në veri të Kosovës në rrugën për në Zubin Potok. Bllokada e serbëve me automjetet e tyre në vendin e quajtur Doljani ishte vendosur pak para orës 20, për të penguar qarkullimin e xhipave të EULEX-it dhe për të penguar udhëtimin e tyre drejt portës G1 në Jarinjë.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Serbët bllokojnë EULEX-in për të pestën herë