E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër shpallet fituesi për Kompleksin e ri të Parlamentit

Sipas zyrës së shtypit, nesër pritet të mblidhet Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë.

Pas konsultimeve, rreth një muaj me publikun dhe votimit të publikut në websitin e Kuvendit të Shqipërisë, juria e kryesuar nga personaliteti i përmasave botërore, Hans Ibelings përzgjodhi 3 projektet fituese. Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, nesër do të mblidhet  Komiteti Shtetëror për të shpallur projektin fitues. /Start/

                                                                                             2012-03-12 15:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›