Tirana me parking nëntokësor 5 katesh

Bashkia e Tiranës bëri me dije sot se parkingu do të ndërtohet në sheshin “Italia”, ku me 4 deri në 5 kate, me një sipërfaqe prej 9 mijë m2, për një mijë automjete.
"Është një investim me vlerë 1.6 miliardë lekësh, ose 12- 13 milionë euro, realizimi i të cilit do të tërheqë pas vetes shumë miliona euro dhe do të hapë mijëra vende pune për qytetin gjatë dhe pas ndërtimit”, u shpreh Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin me koncesion të këtij parkimi nëntokësor, me kompaninë kombëtare "Gener 2”.
Me këtë parking, bashkia pretendon se do t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në qytet dhe do të ulë ndotjen e ambientit. "Në strategjinë afatgjatë të bashkisë ndërtimi i parkimeve të përshtatshme është një nga instrumentet kryesore, si për lehtësimin e trafikut, uljen e kostos së lëvizshmërisë, ajrin që thithim”, tha Basha.
Bashkia e Tiranës është në proces të finalizimit të Planit Urbanistik dhe paralelisht po ecën me projektimet e investimeve strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, rehabilitimi i lumit, parqet e reja, ndërtimi i terminalit, por të gjitha këto, vuri në dukje Basha, "do të ishin të pa plota pa një mozaik të përshtatshëm për parkimet dhe pa një politikë të kujdesshme të parkimeve anash rrugëve të qytetit". /S.Ll/Start/
2012-03-12 14:52