E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Ndrenika: Ne rolin e "Doktor Shuster" do te fus veten time Izaura Ndoj

"Eshte nje profesion i veshtire dhe cdo premiere eshte nje provim", - keshtu do te shprehej per mediat para premieres "Doktor Shuster" mjeshtri i roleve Robert Ndrenika. Sipas aktorit, kjo pjese trishtuese, e cila vjen premiere i vlen spektatorit dhe ngre pyetjen: A u be mire ky tranzicion pas komunizmit? "Doktor Shuster" eshte nje pjese ballkanike post-komuniste qe ndoshta te con deri ne pikepyetjen mbi tranzicionin e sistemit. Ne rol do te fus veten time, eksperiencen time dhe gjithe fuqine time", - pohoi per mediat Robert Ndrenika. E teksa rrefen bashkepunimin e me regjisorin Duni, Ndrenika tha se "kete veper e kisha lexuar edhe me perpara nga Timo Flloko, dhe ne momentin kur erdhi Spiro dhe ma ofroi si rol, e kisha te njohur. Kam hyre me shume deshire ne kete bashkepunim, ndersa, per sa i perket realizimit do ta shikojme pas premieres", - pohoi Ndrenika. Ndersa regjisori Duni u shpreh se shfaqja eshte nje teater metaforik ku autori me nje sarkazem therese tregon se kush eshte Ballkani dhe Europa Lindore. "Per shqiptaret, kjo eshte nje veper qe flet shume, duke u nisur nga neperkembja qe i ndodh njeriut ne post-komunizem", -tha Duni. Ky teater i Kovacevic, sipas regjisorit dhe producentit te shfaqjes, eshte nje teater tjeter, mes Cehov dhe Beket, teper origjinal. "Njeriu ne Shqiperi ka fatin e Shusterit", - u shpreh Duni. "Personazhi me ri mire", ishte shprehur Ndrenika pasi kishte lexuar tekstin, gje qe, sipas regjisorit Duni, tregonte se do ta bente me qejf te madh rolin. "Sic dhe e ka bere", - tha Spiro Duni. Sipas tij, Ndrenika eshte nje shkolle e mjeshterise per gjithe te tjeret. Komedia e trishte "Doktor Shuster" e autorit Dushan Kovacevic do te ngjitet premiere mbremjen e sotme ne skenen e Teatrit Kombetar, nen regjine e Spiro Dunit. Nje rrefim komik i marredhenieve te reja, te imponuara nga ndryshimet aktuale ne shoqerine postkomuniste do te ktheje ne skene pas nje mungese kater vjecare aktorin Rober Ndrenika, nen interpretimin e protagonistit, doktor Shuster. Ndersa ne role te tjera interpretojne: Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Ermir Sina dhe Mateos Frroku.

Komedia trishtuese e "Doktor Shusterit"

"Doktor Shuster" eshte nje komedi trishtuese, qe permes karaktereve te saj qendrore, vella e moter, percjell tipare te kohes se saj. Doktori eshte nje mjek i diplomuar ne Vjene, nje kirurg i shkelqyer, i afte ne profesion, po ne te njejten kohe ai zoteron nje tjeter mjeshteri. Te dy personazhet kane dicka per te kujtuar, dicka te ciles i kthehen shpesh. Doktori me nostalgji kujton ditet e bukura te studimeve ne Vjene, ndersa e motra dramen e humbjes se te dashurit te saj, qe i shfaqet shpesh si nje imazh. Drama zbulon thellesite e skajshme te marredhenieve njerezore ne terrenin e krimit, te ndervarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jeten dhe mospermbushjen e endrrave te personazheve kryesore. Vepra eshte shkruar ne vitin 2001, nderkohe ne shqip e ka sjelle Timo Flloko. Kovacevic i del ne mbrojtje njeriut, i cili veshtire te pershtatet me realitetin e sotem, ku diktojne te tjera aspekte. Kjo shfaqje eshte nje prodhim i studios teatrore "Po" dhe Teatrit Kombetar qe do te shfaqet kete fundjave ne skene e madhe te TK-se, ora 19:00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›