E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për privatizimin e truallit shtetëror

Ligji u miratua vetëm me 70 vota pro, 60 vota kundër dhe 1 abstenim. Në bazë të ndryshimeve të propozuara, të gjithë ata që zotërojnë një objekt shtetëror, të përfituar nga privatizimet e viteve '90, mund të privatizojnë edhe truallin. 

Ligji u kundërshtua nga opozita, duke pretenduar se ligji vazhdon të fal pronat e pronarëve legjitim. "Qeveria vazhdon të fali pronat e pronarëve legjitim. Sot qeveria po u thotë pronarëve të vjetër se po i shes pronat e tua pastaj të mund të bëj kompensimin me pronarët", theksoi deputetja Mimi Kodheli.

Deputetja e opozitës, duke folur në emër të PS-së, tha se me pronarët do të ndërtonin një marrëdhënie totalisht tjetër dhe se do i konsideronte ata si një potencial i zhvillimit të vendit. "Në këtë mënyrë i jepet fund talljes së qeverisë me pronarët dhe vendoset në vend padrejtësia ndaj tyre, që për ne do të thotë një Shqipëri me e drejtë për të gjithë", tha Kodheli. Qëllimi ynë, vijoi ajo është i qartë.

"Pronarët që duan t'u kthehet prona, fermerët që punojnë tokën apo atyre qytetarëve që përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit u duhet një pronë e regjistruar dhe me certifikatë të cilën ne do t'ua japim dhe ju nuk ja keni dhënë dot", u shpreh ajo. /Start/

                                                                                             2012-03-15 16:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›