E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fatos Nano jo kandidaturë e PS-së për President

Sipas Ramës, Nano ka zgjedhur të jetë një kandidaturë mbi palët dhe se ai ka hequr prej vitesh nga Partia Socialiste.

“Fatos Nano nuk është kandidat i Partisë Socialiste, ai është një figurë politike që ka shfaqur ambicien për të qenë një kandidat mbi palët. Ka kohë që është distancuar nga PS, që nuk e përfaqëson atë, pasi është në kërkim të një profili që ka zgjedhur dhe tentuar ta mishërojë, se sa e ka mishëruar kjo është çështje gjykimi nga palët, por që sot nuk është dita e gjykimit”, theksoi Rama për TV Klan.

 Ai shprehur i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të 2013-s, duke theksuar se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më. “Jam i bindur që qeveria dhe kryeministri e kanë të pamundur që të marrin një mandat të tretë për një mijë e një arsye që lidhen me gjendjen e vendit, me atë ç’ka jetojnë familjet shqiptare dhe për shqiptarët ka kohë që ka ardhur koha për ndryshim”, vijon. /Start/

                                                                                             2012-03-16 08:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›