E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për tatimin mbi të ardhurat

Miratohen ndryshimet në projektligjin për deklarimin e të ardhurave vetëm me votat e mazhorancës. Zv.ministri i Financave Alfred Rrushaj deklaroi se ndryshimi i parë ka të bëj me shtyrjen e afatit deri në fund të shtatorit dhe rritja e pragut të vetëdeklaruesve deri në 2 milion leke të ardhura në vit. Sipas Rrushaj me këtë prag të të ardhurave pritet të përpunohen 100 mijë deklarime dhe për këtë administrata tatimore ka kapicitetet e duhura.
Opozita i mbështeti këto ndryshime në parim por kërkoi më tepër kohë për zbatimin e këtij ligji. Sipas Arben Ahmetaj që të funksiononte i gjithë ky proces duhet që të shtyhet të paktën deri në 2014-2015 në mënyrë që të përgatitej sistemi.
Pas miratimit në komision ky projektligj duhet të marrë votat edhe në parlament në mynyrë që të hyj në fuqi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›