Miratohet ligji për tokën me qira
Seanca
Parlamenti, në seancën e djeshme, përveç diskutimit jashtë rendit të ditës, ka miratuar projektligjin e kundërshtuar nga opozita për dhënien e tokës personave të tretë për ata që nuk e punojnë, Në seancën e djeshme janë miratuar: projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës për privilegjet dhe imunitetet e oficerit ndërlidhës”, Projektligji “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 “Për transferimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar”, si dhe projektligjin “Për dokumentin elektronik”.
#