Miratohet marrëveshja e financimit të projektit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimeve, në Orikum
Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum.
Kryeministri Berisha, duke e veçuar si një ndër vendimet e rëndësishme në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u shpreh se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për bashkinë e Orikumit dhe infrastrukturën e kësaj qyteze.
“Një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë qytezë e bashki, që për nga lashtësia lë mbrapa shumicën e qyteteve të vendit,” u shpreh Kryeministri Berisha.
22/10/2008