Miratohet marrëveshja me Greqinë për varret greke. Pesë deputetë kundër
26/03/2010 Kuvendi zhvilloi punimet pa deputetët e PS-së. Meta: Opozitë destruktive
Socialistët lënë bojkotin vetëm për disa minuta
Opozita parlamentare ka refuzuar të jetë pjesë e punimeve parlamentare të seancës së djeshme duke e braktisur atë vetëm pak minua pas nisjes së punimeve. Deputetët e Partisë Socialiste lanë karriget e tyre në sallën e Parlamentit menjëherë pas fjalës që mbajti njëri prej tyre, deputeti Namik Dokle. Ai përsëriti qëndrimin e palëkundur të opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, si dhe refuzimin për të qenë pjesë e komisionit parlamentar hetimor i ngritur me votat e mazhorancës pikërisht për këtë qëllim. “Refuzojnë në mënyrë kategorike komisionin e njëanshëm hetimor. PS dhe grupi i parlamentar i saj nuk do ta ndërpresin betejën e tyre për të garantuar zhvillimin e proceseve të ardhshme zgjedhore brenda standardeve ndërkombëtare. Ne nuk do të lejojmë që Parlamenti të kthehet në një farsë. Ne do të jemi në protestë dhe do të përdorim çdo mjet demokratik për të fituar betejën tonë”, - theksoi Dokle. Reagimi i deputetëve të mazhorancës për pretendimet e opozitës u mbajtën larg “veshëve” të kolegëve të tyre, të cilët menjëherë lanë sallën. “Nëse përfaqësuesit e PS-së do të ishin të interesuar për interesat e vendit do të ishin këtu në Kuvend dhe jo të bojkotonin punimet parlamentare. Në fakt ajo është opozita më hipokrite në botë. Duan të hetojnë të burgosurit që u nxorën ditën e votimit, le t’i hetojnë me komisionin hetimor. Duan të hetojnë listat e zgjedhësve, le të vijnë në komision dhe ta bëjnë. Duan të hetojnë për kutitë, le t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias. Duan të dënojnë komisionerët le t’i drejtohen Prokurorisë. Kështu funksionon shteti i së drejtës. Këta duan destabilizimin e Shqipërisë, nuk kanë shqetësim transparencën”, - tha Zv/kryeministri Ilir Meta. Kuvendi në seancën e djeshme miratoi me 66 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim projektligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve helenë. Projekti ratifikon marrëveshjen me qeverinë greke për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kundër saj u deklaruan hapur dy deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Sipas tyre, projekti vjen në një moment të papërshtatshëm, në kohën kur popullsia çame nuk lejohet të vizitojë vendin e të parëve të saj. Kuvendi miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Gjithsej ai do të ketë 14 anëtarë, 7 nga mazhoranca, e cila ka kryesimin dhe 7 nga opozita, e cila do të ketë nënkryetarin.