Miratohet me konsensus kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit

Konferenca e kryetarëve ka miratuar sot me konsensus kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve kanë marrë pjesë kryetarët e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës ku është rënë dakort që në kalendar të përfshihen edhe dy kodet, kodi civil dhe penal i Republikës së Shqipërisë.
Mospërfshirja e kodeve në rendin e ditës së Kuvendit është bërë pas kërkesës së Partisë Socialiste për më shumë kohë për diskutimin e Kodeve, duke kërkuar që ato të mos jenë pjesë e kalendarit.
Më herët Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil.