E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ne komision ligji per barnat

Me disa ndryshime nga propozimet e Ministrise se Shendetesise eshte miratur ne komisionin parlamentar, projektligji per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik.

Sipas ketij projektligji, Ministria e Shendetsise do te licensoje grosistet farmaceutike ndersa farmacite do ta marrin licensen nga Drejtorite Rajonale te Shendetit Publik.

Por tashme do te hiqen procedurat burokratike per licensimine tyre, duke e lehtesuar kete proces.

Sipas projektligjit te ri, tashme nuk do te kete thjesht gjobe per farmacine ne te cilen gjenden barna kontrabande, por ndeshkimi do te behet me ndjekje penale per te pasur keshtu me ne kontroll tregun farmaceutik.

Pas miratimit ne Komisionin e Shendetise ky projektligj pritet te kaloje te henen ne paralament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›