E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ne parim ligji per poligonet

Kuvendi miratoi ne parim ne seancen e djeshme projektligjin "Per percaktimin e poligoneve per asgjesimin e municioneve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise".

Ne kete nisme ligjore percaktohen siperfaqet e territorit, te cilat mund te perdoren si poligone per asgjesimin e municioneve te FA-se, si dhe menyren e administrimit te tyre.

Gjithsej ne draftin e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes parashikohen tete poligone per asgjesimin e municioneve.

"Ceshtja e asgjesimit te municioneve shihet si nje çeshtje kombetare, e cila ndikon ne sigurine e vendit dhe ne sigurine e rajonit", u shpreh ne fjalen e tij ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa i cili ftoi koleget e tij qe te kalonin projektligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›