E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rritja e cmimeve ne tregje

Te dhenat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojne se gjate muajit tetor niveli mesatar i cmimeve ne treg ka shenuar nje rritje te lehte krahasuar me nje muaj me pare. Per pasoje, inflacioni per muajin e kaluar arriti ne 2.8 perqind nga 2.7 qe ishte ne shtator.

Ndonese mesatarisht rritja eshte e vogel, ne disa produkte baze, kryesisht tek ushqimet ajo eshte e dukshme.

Sipas INSTAT-it, cmimet e grupit “ushqime dhe pije alkolike” kane shenuar gjate ketij muaji nje rritje me 0.8 perqind dhe brenda ketij grupi rritja me e madhe e cmimeve me 5 perqind vihet re tek perimet dhe zarzavatet, te cilat reflektojne tashme edhe mbylljen e sezonit te prodhimit duke i hequr mundesine shqiptareve per te perfituar edhe per disa kohe nga cmimet e lira.

Nderkohe INSTAT veren se muajin e kaluar eshte shenuar nje ulje me 1.5 perqind e cmimeve per transportin, e cila eshte shkaktuar si pasoje e uljes me 6 perqind te cmimit te naftes dhe me 4.6 perqind te atij te benzines.

Ulje cmimesh pati edhe ne fushen e komunikimit, ku tarifat e telefonise fikse jane ulur me 19.3 perqind dhe ato te telefonise celulare me 11.3 perqind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›