E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrimi i pallatit, Ekspertet: Shkak ndertimi i ri

Mes specialisteve te fushave te ndryshme, ne Gjirokaster gjendet edhe nje grup i Institutit te Gjeoshkences i drejtuar nga drejtori Ismail Hoxha. Gjeologet kane mberritur ne vendgjarje per te bere nje hetim te asaj qe ka ndodhur.

Nga vezhgimi paraprak i tyre, rreshiktja e majes se kodres eshte favorizuar nga ndertimet poshte shpatit.

“Nga hetimi paraprak qe kemi bere eshte konkluduar se ndertimi i bere poshte shpatit ka favorizuar rreshkitjen te majes se kodres e cila ka marre me vete edhe godinen. Per nje perfundim me te sakte do te behen hetime me te hollesishme”, eshte shprehur Hoxha.

Ky eshte mendimi i specialisteve per ate qe ka ndodhur. Por pikerisht ky gershetim ka qene e vecanta e Gjirokastres: “Ne themelet e njeres shtepi - shkruan Kadare ne ‘Kronike ne gur’ - gjendet catia e tjetres”.

Por a e ben kjo te tere qytetin nje zone te rrezikshme?

“Nga njohja e pergjithshme e gjeologjise se Gjirokastres, kemi te bejme me formacione te dobeta te cilat rrezikojne gjithmone godinat”, tha Hoxha.

Ky pohim, ne rast se vertetohet plotesisht ne vijim, nuk ben gje tjeter vecse perforcon nje shqetesim teper aktual: cilesine e ndertimeve te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›