Kriza, Ruli: Shqiperia, jo plotesisht e izoluar

Genc Ruli, minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, ne nje interviste per Top Channel, thote se Shqiperia perballoi me sukses termetin e pare, ate te goditjes financiare, por nuk e shikon vendin teresisht te mbrojtur.
“Sistemi jone bankar nuk eshte neutral dhe i izoluar nga sistemi boteror. Edhe ai mund t’i bashkohet tregjeve nderkombetare te prekura nga kriza”, ka pohuar Ruli.
Sipas te dhenave zyrtare nga Banka Qendrore, vitet e fundit tregu bankar eshte njohur me nje rritje te forte te depozitave, duke i dhene mundesi te kete mjaft fonde te lira per te kredituar ekonomine. Megjithate, sipas ministrit, ekzsiton rreziku qe kjo tendence te cenohet.
“Emigrantet tane punojne ne ekonomi te prekura nga recesioni dhe kjo mund te thote qe do te kemi nje ulje te depozitimit ne bankat tona. Kjo mund t’i shtrengoje bankat qe te jene me te shtrenguara ne politikat e kreditit”, ka sqaruar Ruli.
Por tkurrja e kredise nuk eshte efekti i vetem i pritshem nga kriza. “Renia e investimeve te huaja, stabilitet i gjendjes ekonomike, nuk duhet te perjashtojme edhe nje renie relative ne treg”, ka shtuar Ruli.
Per shumicen e eksperteve, ekziston tashme binjda se ekonomia shqiptare do te ngadalesoje ritmet e rritjes vitin e ardhshem, por mbetet ende e paqarte se cilat do te jene efektet ne tregun e punes edhe ne kerkesen konsumatore, si motori kryesor i ekonomise.