E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës zbardh pikat e marrëveshjes me Serbinë

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka bërë publike publikuar detajet e marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së premtes në Bruksel mes delegacionit kosovar dhe serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Janë 8 pika gjithsej, për të cilat kanë rënë dakort Kosova dhe Serbia .

Së pari Kosova dhe Serbia sipas marrëveshjeje së arritur do të mund ta interpretojnë menaxhimin e integruar të kufijve sipas interesave të tyre. të dyja vendeve do u kërkohet që gradualisht të harmonizojnë legjislacionin e tyre më atë të BE-së dhe në veçanti ta zbatojnë konceptin e IBM-it që nënkupton që Kosova e njeh vijën si kufi, ndërsa Serbia e njeh vijën si kufi administrativ.

Në një pikë tjetër theksohet theksohet se nën drejtimin e Bashkimit Europian Kosova dhe Serbia do të zbatojnë konceptin e IBM-it.

Palët kanë për qëllim që të instalojnë gradualisht objekte të përbashkëta dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet e tyre të përbashkëta të IBM-it.

Objektet e përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta do të vendosen përbrenda një “zone të përbashkët të vendkalimeve të IBM-it,” të shënjuar bashkërisht, ku zyrtarët e secilës palë kryejnë kontrollet përkatëse, ndërkohë që sqarohet se përjashtimisht dhe kufizuar vetëm në zonat e përbashkëta të vendkalimeve të IBM-it, palët nuk do të shfaqin simbolet e juridiksioneve të tyre përkatëse.

Misioni i Bashkimit Europian, EULEX, do të jetë prezent në të 6-të pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Në thelb të marrëveshjes do të jenë përgjegjësitë dhe detyrimet e qarta ligjore në fuqi sipas juridiksionit të secilës palë.

Një grup trepalësh implementues, kryesuar nga BE, do të formohet për zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura, sa më parë që praktikisht është e mundur. Për këtë qëllim një Protokoll Teknik do të hartohet dhe nënshkruhet, nëse është e nevojshme ndarazi me BE-në, i cili do t’i marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme të palëve lidhur me çështjen e statusit. Implikimet e këtyre konkluzioneve do të merren parasysh në zbatimin e lirisë së lëvizjes.

Ndërkohë që në pikën e fundit të marrëveshjes nënvizohet se ajo nuk nuk përfshin asnjë çështje të përgjithshme ose të veçantë që ka të bëjë me çështjet e të hyrave apo ato fiskale.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›