Bashkim Zeneli: Rama ktheu te PS-ja Këshillin e Përhershëm të Mao Ce Dunit

“Këshilli i Përhershëm i të Urtëve”, apo “Këshilli i Përhershëm i Pleqve të Urtë”, strukturë e ngritur nga Mao Ce Duni, u desh të na rikthehej dje, bashkë edhe me “ngarkesën emocionale” që mbart ky etiketim, nga një anëtar i Këshillit Politik, strukturë e “promovuar” dje nga Edi Rama, si homologe e të njëjtës strukturë të Mao Ce Dunit. Ishte Bashkim Zeneli, i cili dje, duke mos e fshehur pakënaqësinë e tij ndaj sjelljes së Edi Ramës, të tipit “ti hedhim edhe këtij një kockë”, i cili ka reaguar, kundër kësaj konsiderate të kryetarit të PS-së. Si një diplomat me një karrierë të konsiderueshme, falë edhe njohurive të tij “për shkak të detyrës”, Bashkim Zeneli menjëherë ka “hequr vijat paralele” dhe ka gjetur ekzistencën e analogjisë që ekziston mes Edi Ramës dhe Mao Ce Dunit. “Rama kthehu Këshillin e Përhershëm të Mao Ce Dunit”, mësohet të mos e ketë përmbajtur Bashkim Zeneli, një ofshamë.
...