E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft prezanton risitë dhe premton investime

Microsoft zhvilloi sot në Tiranë konferencën vjetore për prezantimin e produkteve të saj më të reja dhe bëri të ditur se do t’u kushtojë vëmendje në rritje tregjeve në zhvillim, si Shqipëria. Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Arsen Kurti, tha se, pavarësisht nga kriza ekonomike, Microsoft do të vazhdojë investimet e përqendruara tek edukimi dhe rritja e kapaciteteve të partnerëve lokalë. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, tha se administrata shqiptare përdor 6 mijë licenca të plota “Desktop Professional” të Microsoft dhe theksoi se zhvillimi i shërbimeve publike online ka ulur kostot, por edhe nivelin e korrupsionit. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare rinovoi kontratën e partneritetit me Microsoft. Në kuadër të marrëveshjes, së bashku me partnerë të tjerë, është ngritur edhe qendra e inovacionit dhe biznesit ProTIK, që do të nisë funksionimin së shpejti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›