E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, Imami takim me homologun La Russa

Italia vlerëson kontributin e Shqiperise ne Afganistan ku trupat shqiptare do te veprojne ne kuadër te kontingjentit italian ne Herad. Ky qëndrim iu komunikua Ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, gjate vizites ne Itali ku ai zhvilloi takime me homologun e tij, La Russa.

Ministri Imami, i konfirmoi ministrit italian vlerësimin per marredheniet e shkëlqyera mes 2 vendeve dhe deshiren per intensifikimin e tyre.

Gjate vizites ne Itali, Ministri i Mbrojtjes takoi komandantin e kolegjit te mbrojtjes se NATO-s,gjeneral major ëolf Loeser, te cilin e falënderoi per mbeshtetjen dhe kontributin ne përgatitjen e personelit te kualifikuar.

Ne kolegjin e mbrojtjes se NATO-s, Imami mbajti dhe nje leksion me teme: “Shqiperia dhe NATO, anëtaresimi dhe sfidat e se ardhmes”.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›