Kuçi thirrje për serbët: Bojkotoni zgjedhjet
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vizitave të zyrtarëve dhe politikanëve serbë në Kosovë, që bëjnë fushatë elektorale për zgjedhjet serbe në veri. Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, këta zyrtarë kanë ambicie të sëmura.
“Fuqia e institucioneve të Kosovës është më fortë se ambiciet e sëmura të liderëve politikë nga Beogradi, që pretendojnë të marrin vota nga Kosova”, deklaroi Kuci për mediat kosovare.
Sipas tij, kjo fushatë elektorale i bën dëm Serbisë dhe serbëve të Kosovës, të cilët me vetëdëshirë izolohen në geto. Kuçi ka ftuar serbët e Kosovës që të mos dalin në zgjedhjet serbe këtë të diel, duke porositur se ato nuk kanë fuqi.
Numri dy i qeverisë ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë duke bërë përgatitjet për të mbajtur zgjedhjet në veriun e Kosovës, por, sipas tij, ka gjasa të mos mbahen sivjet.
(m.a/BalkanWeb)