Fletet e votimit, Subashi: Precedent 2005-a e Ruzhdisë. Paloka: Ne 2005 u shkel ligji
Ka dy precedentë sipas nënkryetares së KQZ kur kutitë e materialeve zgjedhore janë hapur dhe fletët e votimit nuk kanë pësuar asgjë. Dëshira Subashi i referohet 18 nëntorit 2005 kur materialet zgjedhore u kqyrën nga Komisioni Hetimor Parlamentar i kohës dhe 2009-s kur prokuroria e Fierit hapi hapi kutitë e Ruzhdies, por edhe në këtë rast fletët nuk u dogjën.
“Kjo praktikë ka ndodhur në vitin 2005. U ngrit një komision hetimor parlamentar. është operuar me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe janë vënë në dispozicion materialet e kërkuara nga komisioni hetimor parlamentar. Sigurisht që kjo vendimmarrje nuk ka përcaktuar në të njëjtën kohë edhe vendimmarrjen tjetër që parashikon neni 178 i kodit zgjedhor i cili është identik edhe me kodin zgjedhor të vitit 2005 në këtë pjesë” thotë Subashi.
Por për maxhorancën, në 2005, u shkel ligji. “Ligji është ky. Në qoftë se është bërë ndryshe në atë kohë do të thotë se është shkelur ligji. Nuk kemi ndërmend që në Shqipëri të vazhdojë të shkelet ligji sa herë i teket një kryetari partie apo një tjetri që thotë ‘e lemë ligjin mënjanë dhe bëjmë marrëveshje politike’. Kur prokuroria merr një çështje nën hetim atëherë është ajo që prevalon. Nuk ka më ligj që të dalë mbi këtë” thotë deputeti demokrat Edi Paloka.
Por si e interpreton nënkryetarja e komisionit që administron zgjedhjet nenin 178 të kodit zgjedhor, i lakuar së fundmi si pengesa për hapjen e kutive? “Sigurisht që kjo dispozitë e kodit zgjedhor ka të bëjë vetëm me arkivimin e dokumentave zgjedhorë. Nuk ka të bëjë me procedura të shqyrtimit, dokumentacionit sic është rasti, nga një komision hetimor parlamentar” .
Kodi parashikon një afat 2 vjecar për arkivimin e materialeve zggjedhore, afat i cili korrespondon dhe me kohën kur kqz mund të mbajë në ambjentet e saj kutitë e votimit pa i asgjësuar.
Elona Gjylmi < I mëparshmi