E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon ligjin për pronat

Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues nje tjeter ligj te qeverise, ate per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Gjykata pranoi kerkesen e Avokatit te Popullit, per shpalljen si te papajtueshme me Kushteteuten te disa neneve ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, me argumentimin se funksionet dhe pergjegjesite e drejtorit et Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si dhe rishikimi i vendimeve te ish- komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave jane antikushtetuese.

Ne argumentimin e vendimt te Gjykatës Kushtetuese thuhet se ato cenojne sigurine juridike dhe nje nga te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, ate qe ka te beje me te drejten per t’iu drejtuar gjykates.

Nderkaa, perfaqeuesit e qeverise pretendonin se ligji per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave vinte ne përputhje me nenin 17 te Kushtetutes, ate qe i jep te drejten ligjvenesit te nderhyje ne lirite dhe te drejtat e njeriut per interesa te larta publike. Sipas qeverise, ndërhyrja ne te drejten e prones vjen në propocion me shkaqet qe e kane shkaktuar ate.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›