Miratoni tre ligjet, procesi zgjedhor duhet të shkojë mirë
Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, zhvilloi dje një takim në Berat. Gjatë kësaj vizite, Gaiani u takua me autoritetet më të larta të qytetit, prefektin Bujar Hoxhaj, kryetarin e Këshillit të Qarkut, Petrit Sinaj dhe kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi.
Nga Berati ai ka apeluar për miratimin e tre ligjeve të integrimit, ndërsa ka theksuar se edhe zgjedhjet duhet të mbahen në një frymë bashkëpunimi.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara për sa i përket procesit të integrimit evropian, që është një proces i ndërlikuar dhe kërkon shumë angazhim, por gjithsesi mbetet ende shumë për tu bërë në këtë drejtim dhe një pjesë e këtyre angazhimeve është edhe miratimi i tre ligjeve. Italia mbështet dhe shpreson që edhe këto hapa të fundit të kryhen sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndërkohë për sa i përket zgjedhjeve kërkojmë që ata të zhvillohen në një frymë të qetë bashkëpunimi dhe gjithçka të shkojë mirë, pasi koha nuk premton. Menjëherë pas zgjedhjeve parlamenti i ri do fillojë punë që të aprovojë edhe miratimin e ligjeve, si dhe të kryhen hapat e nevojshëm për integrimin”, tha ai.