E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, 2005-2013, ende s’ka shkruar programin...

02-03-2013 / Gazeta 55

Edhe pas 8 vitesh në krye të PS-së, Edi Rama ende s’ka shkruar programin me të cilin do paraqitet para shqiptarëve. Ai u mbyt edhe në një intervistë televizive, duke mos folur dot as për taksat, as për investimet e as për institucionet e shtetit. Në vend të një platforme, Edi Rama paraqet vetëm llafe, e vetmja gjë që i bashkon OJQ-istët e Mjaft-it dhe brezin e dytë të Bllokut komunist

Inflacioni i fjalëve të Edi Ramës me gjithë tjerrjen e tyre, për çfarëdo dhe për asgjë, kanë një handikap të madh. Askund ato, fjalët e tij, nuk e kapërcejnë kufirin e llogjeve..., me gjithë përpjekjet e tij aty-këtu për të folur edhe për ndonjë program të mundshëm, qeverisës.
Nga e thënë në të bërë, është në mes një det i tërë”..., i thonë një fraze popullore. Edi Rama, mund të vazhdojë të tjerrë fjalë dhe vetëm fjalë, por kur vjen puna për të bërë më minimalen, për sa i përket pjesës së një programi të mundshëm qeverisës, ai nuk e bënë atë..., të paktën të shkruaj “dy gisht letër”, program qeverisës.... Sepse “fjalët i merr era” dhe “e zeza mbi të bardhë mbetet”.
Më tepër se sa kujdesit për “fjalët në erë” të Edi Ramës, ai bën kujdes që të mos lërë gjurmë “të zeza mbi të bardhë”.
E para dhe më kryesorja, ai nuk di të lërë një “gjurmë” të tillë.
Dhe e dyta, nuk do të lërë, sigurisht, një “gjurmë” të tillë.
Nuk di, sepse, në 8 vite në krye të PS-së, Edi Rama, ai të paktën (po të dinte) do ti kishte të shkruara “dy gisht letër”, të asaj që mund ta quante më pas program qeverisës. Ai jo vetëm që nuk di, por as nuk ka kujt ti thotë dhe kush t’ia shkruajë një program të mundshëm qeverisës. Ndaj edhe që prej vitit 2005, ndërsa ka shkruar pothuajse për çdo vit, ndonjë status partie, ende nuk ka shkruar programin me të cilin do paraqitet para shqiptarëve.
Kjo paaftësi edhe për të shkruar “dy gisht letër” program, përpos se e konfirmoi si qesharak në intervistën më të fundit televizive të dy netëve më parë, njëherazi e konfirmoi edhe si agresiv dhe të habitur, me atë që pse u dashka të shkruhet një program, kur ai “e ka në kokë”. Por me “mbytjen në një lugë ujë”, në intervistë më të fundit televizive të dy netëve më parë, duke mos folur dot as për taksat, as për investimet e as për institucionet e shtetit, ai nuk bëri gjë tjetër, veçse na tregoi tët gjithëve se as “në kokë” nuk e ka një program qeverisës.
Por Edi Rama edhe po të gjejë ndonjë që di ti shkruajë “dy gisht letër” program, nuk e do një gjë të tillë..., sepse “e shkruar e zeza mbi të bardhë”, ai program do të jetë pasqyra ku atij do ti duhet të ballafaqohet. Këtë ai nuk e do, sepse kur midis shumë e shumë llogjeve të tjerra kohët e fundit, në një rast të marrë si shembull, ai i premtimit për pagat e policëve në rritjen e tyre në nivelin e tyre real të sotshëm..., por pas katër vjetësh, u duk më shumë se sa qesharak. Ndaj edhe në vend të një platforme, Edi Rama paraqet vetëm llafe, duke i shitur si llogje, si e vetmja gjë që i bashkon OJQ-istët e Mjaft-it dhe brezin e dytë të Bllokut komunist. E për çfarë do ti duhet atij një program i mundshëm i shkruar në ndonjë laptop të mundshëm..., apo që të detyrohet të vjedhë vetë laptopin më pas..., sikurse beniamini i tij Mjaftuc...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›