E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’e kuptova, më ftoi mua apo Laurën në debat?!”

02-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ironizon deklaratat e Edi Ramës në “Opinion”

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar me ironi “ftesën” e kryetarit të PS, Edi Rama për një debat të drejtpërdrejtë televiziv gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Duke iu referuar intervistës televizive të Ramës në “Opinion”, ku ai, në vend që të prezantonte programin e PS, lakoi plot 437 herë emrin e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Berisha tha se ishte i paqartë nëse kishte ftuar atë në debat, apo zëdhënësen e selisë blu, Laura Vorpsi. “Tani unë nuk e mora vesh më ftoi mua në debat Edi Rama apo ftoi zëdhënësen time Laura Vorpsi?! Do ta diskutojmë me Laurën”, ishte përgjigja e kryeministrit Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›