E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, arrestohet i riu pasi iu gjetën municione

21/03/2009  Dy granata aktive në xhup

Arrestohet një 24-vjeçar në Mirditë, pasi i gjenden në mëngën e xhupit 2 granata, njëra prej të cilave e kishte ndezësin të montuar. Burimet policore të këtij komisariati gjithashtu kanë bërë me dije se pas kontrollit në banesën e shtetasit Alfred L. lindur dhe banues në fshatin Rrasfik të rrethit Mirditë u gjetën dhe u sekuestruan një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Pas një sinjalizimi të bluve të këtij qyteti këta të fundit kanë ushtruar kontroll tek i riu, i cili kishte fshehur në mëngën e xhupit të tij 2 granata, të cilat ishin gati për të shpërthyer, po kështu ai mbante në shtëpinë e tij një arsenal armësh dhe konkretisht një pushkë model 56, automatik model 56 dhe krehër automatiku model 56 i mbushur me fishekë. I riu është shoqëruar për në ambientet e komisariatit ku dhe është marrë në pyetje në lidhje me burimin e armëve. Gjithashtu ai është pyetur dhe për mbajtjen në gjendje gatishmërie të granatave. Ndërsa blutë e këtij rrethi po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ende nuk dihet nëse 24-vjeçari mirditor kishte synim të sulmonte ndokënd me municionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›