E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD-ja drejt Topit dhjetë emrat e magjistratëve për gjyqtarë

21/03/2009  Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të pranoi dje propozimet e bëra nga ana e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për shpërndarjen në detyrë nëpër disa gjykata të rretheve gjyqësore të dhjetë magjistratëve. Ka qenë një mbledhje e caktuar vetëm për t’i propozuar Presidentit Bamir Topi emërimin e gjyqtarëve magjistratë. Janë shtatë gjykata të rretheve gjyqësore ku do të emërohen gjyqtarët magjistratë. Ndërsa këto gjykata janë përcaktuar më parë nga ana e ministrit të Drejtësisë, i cili kishte të drejtën e propozimit. Kavajë, Fier, Korçë, Lushnjë, Krujë, Shkodër, Gjirokastër. Emërimi i tyre është përcaktuar në bazë të vlerësimit që ka patur secili prej magjistratëve në shkollë. Të emëruarit janë Rezarta Mataj, Enerjeta Deraj, Sonjela Voskopi, Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja, dhe Ervin Trashi.

A. Ç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›