Mjeket e arrestuara pranojne ryshfetin
Dy mjeket e arrestuara nga skuadra e antikorrupsionit mesditën e të hënës kanë pranuar rryshfetin nga djali i pacientit, por kanë këmbëngulur se shuma prej 3 mijë lekë të reja u ishte dhënë si dhuratë dhe jo si pagesë.
Mjekja kardiologe Rajmonda Traka, Kameniku, dhe infermierja Silvana Manaj, ndodhen në një dhomë të izolimit për femra në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë marrë në pyetje edhe nga Prokurorë të Task-Forcë për antikrimin ekonomik të Prokurorisë së Rrethit.
Mjekja dhe laborantja janë arrestuar nga skuadra e antikorrupsionit e policisë së Tiranës në kushtet e flagrancës, sipas burimeve të policisë.
Policia kishte marrë më herët kallëzim nga një qytetar, i cili denonconte se mjekja kardiologe u merrte nga 2-5 mijë lekë sa herë dërgonte për vizitë dy prindërit e tij, të cilët kishin probleme të kardiologjisë dhe tensionit.
Ky i fundit u ka qëndruar deponimeve të tij edhe pas arrestimit të dy mjekeve.
Skuadra e antikorrupsionit ka bërë detyrën me arrestimin në flagrancë me shumat e parave të mjekes dhe laborantes, ndërsa të mërkurën pritet që gjykata e Tiranës të vlerësojë masën e arrestit dhe të japë një masë sigurie për to, deri në përfundimin e hetimeve.
Ndërkohë aksionet e skuadrave të antikrimit financiar kanë vijuar edhe gjatë të martës.
Arjan Hamolli është arrestuar teksa shpërndante në pikat e shitjes paketa kontrabandë. Policia ka sekuestruar mbi 100 steka me paketa të tipit Malboro dhe të prodhura në Malin e Zi e të kontrabanduara në Shqipëri.
Sipas burimeve Hamolli dyshohet si furnitori kryesor me paketat kontrabandë të zonës prej rrugës së Barrikadave dhe bulevardit Xhorxh Bush, të krej zonës lindore të Tiranës, derin në Dajt dhe Shkozë.