Ukrainë, pesë vjet burg për ish-ministren e Mbrojtjes
KIEV- Ish-ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Valeri Ivashenko u dënua sot me pesë vjet burg për abuzim të pushtetit, duke u bërë anëtarja e katërt e qeverisë së Julia Timoshenkos, ish-kryeministre e burgosur, e cila vuan një dënim me burg.
Një gjykatë e Kievit e njohu ish-zyrtaren fajtore për një abuzim të pushtetit, që solli humbje deri në 10 milionë dollarë për shtetin e Ukrainës gjatë privatizimit të një terreni ushtarak.
"Dënimi është për pesë vjet", deklaroi gjykatësi, Sergei Vovk. "Unë e konsideroj këtë dënim si të paligjshëm dhe të padrejtë", theksoi ish-ministri.
Valeri Ivashenko shërbeu gjatë periudhës qershor 2009 dhe mars 2010 si ministre e Mbrojtjes me zëvendëzim të përkohshëm në qeverinë e Timoshenkos, e cila aktualisht është duke vuajtur një dënim prej shtatë vjet burg.
(ma.ar/BalkanWeb)