E Shtunë, 31 Tetor 2026

4-vjetori i Gërdecit, 26 viktima dhe asnjë vrasës

Tiranë- Më 15 Mars 2008 një tragjedi e rëndë do ti merrte jetën 26 personave në fabrikën e demontimit në Gërdec por do të  ‘shpërthente’ edhe skandalin e demontimit të armëve nga gra dhe fëmijë vetëm pak kilometra larg metropolit shqiptar.

Sot bëhen plot 4 vjet që kurse shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve, dhe vetëm tre ditë më parë Gjykata mbylli çështjen voluminoze për të 29 të akuzuarit e tragjedisë.

Por askush nuk u dënua për vrasjedhe askush nuk u dënua me burgim të përjetshëm siç kishte kërkuar edhe organi i akuzës për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxhozin.

Kalvari i qëndrimit pas dyerve të Gjykatave për familjarët e viktimave të Gërdecit s’ka marrë ende fund, pasi vendimi do të ndiqet në hallkat më të larta të Drejtësisë shqiptare, siç u shpreh Zamira Durda, një nënë që ka humbur djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Marsit 2008.

Vetëm 15 km nga Tirana përveç viktimave, mbi 300 persona u plagosen dhe dhjetra shtëpi dhe biznese u dëmtuan rëndë.

Gjykata ndryshe nga çpritej nga familjarët dhe opinioni publik ka vendosur masën e dënimit me 18 vite burg për ish-drejtorin e Meicos, Ylli Pinarin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Duke rrëzuar akuzat për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Po ashtu Gjykata ka rrëzuar kërkesën për burgim të përjetshëm për presidentin e Alba Demil, Mihal Delijorgjin duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burg. Ndërkaq ai smund të drejtojë asnjë kompani gjatë këtyrë viteve si dhe sekuestroja mbi pasurinë e tij do qëndrojë në fuqi derisa të përfundojnë paditë civile mbi të.

Ndërkaq Dritan Minxholli, administratori i kompanisë së demontimit në Gërdec, u dënua me 18 vite burg, nga burgim i përjetshëm që kërkoi prokuroria.

Gjykata e Tiranës dënoi me 6 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxhën dhe 4 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve shtetërore dhe me 10 vjet burgim Sokol Ngjecin. Të akuzuarit e tjerë Ardian Mullai dhe Agim Lala u shpallen të pafajshëm. Teksa pjesa tjetër e të pandehurve u dënua me gjobë dhe burgime deri në 1 vit heqje lirie.

Familjarët e viktimave të lodhur nga një gjykim 3-vjeçar dhe nga dënimet që sipas tyre ishin minimale kanë shprehur zemërimin e tyre, duke rrëfyer se u vranë për herë të dytë.

Zamira Durda, gruaja që ka humbur një fëmijë në këtë tragjedi dhe që për tre vjet rreshta është shndërruar në simbolin e protestës kundër shtyrjes së procesit u rebelua duke bllokuar derën e gjykatës dhe duke akuzuar trupin gjykues për vendim të padrejtë.

Me poshte po publikojme vendimin e plote te trupit gjykues:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale të Shkeljes së rregullave te mbrojtjes ne pune, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetembedhjete) vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale Shkaterrimi i prones nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161  i  Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës nga kuadri komadues ne bashkepunim parashikuar nga neni 70/2 e 2  i  Kodit Penal Ushtarak dhe  25 Kodi Penal dhe dënimin e tij me  7 (shtate)  vjet burgim.

4.Deklarimin e pafajshem te te  pandehurit Ylli PINARI, për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë i K.Penal.

Pushimin e akuzës për vepren penale të  Shpërdorimi i detyrës, në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Ylli PINARI, me 18 (tetembedhjete)  vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ylli PINARI, fillon nga data e ndalimit  te tij  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

21.Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol NGJEÇI , për kryerjen e veprës penale të Shkeljes së rregullave te mbrojtjes ne pune,  parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10(dhjete) vjet  burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol NGJEÇI , për kryerjen e veprës penale Shkaterrimi i prones nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161  i  Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sokol NGJEÇI, me 10 (dhjete)  vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sokol NGJEÇI, fillon nga data e arrestimit  te tij  03.03.2009.

Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Minxholli, për kryerjen e veprës penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 ( tetembedhjete) vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan MINXOLLI, për kryerjen e veprës penale Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me  3 (tre) vjet burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan MINXOLLI, për kryerjen e veprës penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij  me  1  ( nje ) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Dritan MINXOLLI, me 18 (tetembedhjete) vjet  burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan MINXOLLI, fillon nga data e ndalimit  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

41.Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal DELIJORGJI, për kryerjen e veprës penale të Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 ( dhjete) vjet  burgim.

2.Pushimin e akuzës për vepren  penale të Shkaterrimit të pronës me eksploziv në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152/2 dhe 25 të K.Penal.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mihal DELIJORGJI, fillon nga data e ndalimit  17.03.2008.

 Vuajtja e denimit   do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonëshme.

Bazuar në nenin 40 të K.Penal  i jepet si dënim plotësues të pandehurit Mihal Delijorgji, heqja e së drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese per një perjudhë prej  5 ( pese) vjetesh.

5 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardian MULLAHI, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal.

 6 1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale Shpërdorimi i detyrës, parashikuar nga neni 248  i K. Penal dhe dënimin e tij me  3 ( tre) vjet burgim dhe 300.000 ( treqindmije) leke gjobe.

2.Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale ushtarake Shpërdorimi i detyrës, në bashkëpunim me subjekt ushtarak kuadër komandues, parashikuar nga  neni 70/2 e 2 të KPUshtarak dhe neni 25 i K.Penal.

3.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen MADANI, për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë i K.Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›