E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, dhunuan 23-vjecarin në Ditën e Verës, pranga autorit të dytë

KORCË- Arrestohet dhe një prej 4 të rinjve të dyshuar si autorë të dhunimit fizik të 23-vjecarit Oligert Kreka në Korcë, i cili humbi jetën ditën e djeshme në Spitalin Ushtarak si pasojë e plagëve të rënda.

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga Aldi Nazifin, ndërsa pak më parë kishte arrestuar kushëririn e tij Emiljano Nazifin.

Dy të rinjtë në bashkepunim me dy të tjerë përkatësisht Jorgo e Gardiol Kanani, të cilët janë ende në kërkim janë konfliktuar me viktimën dhe Sajmir Yzeirin teksa festonin dy netë më parë ardhjen e pranverës. Konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike si pasojë e së cilës mbeten të plagosur rëndë Oligert Kreka dhe Sajmir Yzeiri.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›