E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbërit protestë para Parlamentit, Tafaj: Po na kufizohen të drejtat

TIRANË- Një protestë edhe më e madhe se ajo e 8 Marsit ka paralajmëruar ditën e sotme para parlamentit shqiptar shoqata e të verbërve dhe paraplegjikëve të Shqipërisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuar, Sinan Tafaj u shpreh për mediat se kjo shoqatë kërkon që parlamenti të mos prekë statusin e 10 mijë e 500 anëtarëve të saj, në lidhje me rimbursimin e konsumit të energjisë elektrike, transportin urban dhe interurban.

“Në rastin e një qëndrimi negativ nesër nga ana e parlamentit, ne do marrim hapa të mëtejshme me një reagim më të sforcuar, ku nuk do të përjashtohen as format spektakolare të mosbindjes civile dhe as grevat e urisë. Ne do të informojmë edhe të gjitha institucionet ndërkombëtare për këtë regres të madh të të drejtave tona dhe për një strategji të ministrisë së Punës për të goditur përfundimisht dhe shfuqizuar statuset ekzistuese”, tha Tafaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›