Mirdite ekzekutohet me cifte nga kusheriri 55 vjecari

Një 55-vjeçar është ekzekutuar paraditen e sotme në Mirditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të zonës së Persekut dhe viktima eshte Preng Lleshi.
I dyshuari për krimin është kushëriri i tij 75-vjeçari Llesh Lleshi i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes. Ende nuk janë bërë të qarta motivet që çuan në ekzekutimin e 55-vjeçarit por nga policia mësohet se kohë më parë viktima kishte rrahur autorin e vrasjes .