Vjedhja e pensioneve, në pranga 2 vëllezër
MALLAKASTËR- Dy vëllezër nga rrethi i Mallakastrës (Fier) u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, pasi akuzohen se me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur punonjësit të Albapostës së zonës një shumë të konsiderueshme lekësh, që do t’u shpërndahej pensionistëve. “Gjergji dhe Florian Begaj, përkatësisht 20 dhe 29 vjec, banues në fshatin Çorrush të komunës Kutë, u arrestuan pasi ata janë identifikuar si autorë të sulmit ndaj punonjësit të Albapostës, Barjam Ismailaj, duke i grabitur atij rreth 800.000 lekë që do t’ua shpërndante pensionistëve të zonës”, thanë në burime zyrtare të policisë lokale.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e vëllezërve Begaj, policia sekuestroi dy armë automatike. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal nën akuzën “vjedhje me armë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(m.a/News24/BalkanWeb)