Konflikti për pronën, vdes xhaxhai, plagoset nipi

Konflikti për pronën ka shënuar edhe viktimën e radhës në Shkodrër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Hajmel ku si pasojë e një konflikti për pronën është vrarë shtetasi Rrok Kaçuri dhe është plagosur nipi i tij Zef Kaçuri.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorët e ngjarjes të cilët dyshohen se janë tre vëllezërit Arra, banor të komunës Hajmel.
Gjithashtu policia ka nisur edhe kërkimet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.