Mirditë, nisin kërkimet për 46-vjeçarin e mbytur në lumin Fan

Foto ilustruese
Kanë nisur kërkimet për 46-vjeçarin nga fshati Simon i Mirditës, i cili ra në lumin Fan pasditen e djeshme. 46-vjeçari Llesh Karrica ka qenë duke udhëtuar me karrocë, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë së bashku me mjetin.
Fryrja e lumit për shkak të reshjeve të ditëve i ka vështirësuar kërkimet për trupin e 46-vjeçarit. Mendohet që aksidenti të ketë ardhur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, të cilat e kanë bërë rrugën pothuajse të pakalueshme.
Kërkimet për trupin e 46-vjeçarit Karrica u ndërprenë dje për shkak të motit të keq dhe errësirës. / G.N.