Kandidimi i Nanos per president Berisha PD do paraqese kandidatin e saj

Kryeministri Sali Berisha shprehet se mazhoranca paraqesë kandidaturat e saj në garën e afërt për President të Republikës. Duke folur nga Kamza, ku mori pjesë në një aktivitet në mbrojtje të mjedisit, në shefi i ekzekutivit la të kuptohej se Partia Demokratike do të mbështesë një emër që do dalë nga radhët e saj.
Lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano, ka rihedhur përsëri në tregun mediatik, kandidaturën e tij për kryetar shteti. Në një intervistë ai ka rrëfyer se do të takojë të gjithë krerët e partive parlamentare, për tu ofruar platformën presidenciale, si dhe për të marrë konsensusin e tyre.
“Si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm, kam bërë një ofertë, kam ofruar dijet dhe përvojën time, aftësitë dhe kapacitetet për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë, që marrëdhëniet midis politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra, jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë se jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme. Ndërkaq, ky është vetëm fillimi dhe jam këtu për të deklaruar hapur, si për konceptin, frymën dhe vizionin për të cilën e bëj këtë ofertë dhe të gjitha veprimet që duhen ndërmarrë dhe produktet që do sigurojë. Unë do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, Mediu, Idrizin dhe zotin Dule. Besoj se është në detyrimet kushtetuese, jo vetëm të Presidentit si simbol i unitetit kombëtar, por edhe i çdo aspiranti në këtë funksion publik, që të gjejë hapësirat maksimale për të përfaqësuar, dëgjuar dhe integruar të gjithë, me gjithë pasuritë dhe vlerat individuale apo komunitare, në procesin e madh të unitetit kombëtar”.
Zoti Nano, ka folur gjatë edhe për ngjarjet kryesore të politikës së viteve të fundit. E një prej tyre është edhe 21 janari i vitit 2011. Nani shpreh kritikat e tij në adresë të Presidenti të Republikës Bamir Topi, për mungesën e angazhimit të tij në atë periudhë.
“Më lejoni të them që gjithkush, përfshirë edhe mua, do të kishte pritur më shumë nga të gjitha palët, do të kishte pritur më shumë edhe nga Presidenti edhe nga Prokuroria, sepse veprimet e tyre kanë lënë tek mua dhe opinioni sensin e mungesës, sensin e bllokimit, paralizës, mungesës së kurajos për të vepruar në bazë të ligjit. Presidenti Republikës, ka shumë atribute duke qenë kryetar i shtetit, është kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, komandat i Forcave të Armatosura. Të gjithë këto i japin një hapësirë shumë të gjërë veprimi dhe jo mosveprimi në dobi të qetësimit të situatës. Por edhe veprimti të shpejtë të institucioneve. Kam frikë se Presidentit në atë ngjarje dhe rreth saj nuk ka vepruar, reagimi tij ishte aspak politik dhe presidencial. Unë e them me modesti që nuk e përjashtoja, që Presidenti të shfaqej, të ishte i pranishëm në momentet e para autokritike të ballafaqimit edhe midis turmës dhe mbrojtësve të insitucioneve”
Lideri historik i së majtës shqiptare vlerëson se opozita në betejat e saj politike duhet të jetë e palodhur, konkuruese dhe të aftë që të shkundë qeverinë nga lodhja.