E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, plagoset në rrethana të paqarta me armë zjarri e moshuara

MIRDITË - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Shtuf, komuna Kaçinar gjatë orëve të para të ditës së shtunë.

E moshuar, Dava Lleshi, e cila jetonte në banesë bashkë me bashkëshortin e saj është plagosur në rrethana ende të paqarta, duke marrë një plumb në këmbë.

Polica është nisur për në vendngjarje për të nisur më pas hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›